Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

Nga Exit News
Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik Shqiptar

Fidel Ylli është zgjedhur president i Komitetit Olimplik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) në zgjedhjet e mbajtura këtë të shtunë.

Ylli mori 40 vota nga 57 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore që votuan.

Në garë për këtë vend ishin edhe Vojo Malo, dhe Martin Biba të cilët morën respektivisht 12 dhe 4 vota.

Mandati i Fidel Yllit në krye të KOKSH është 4 vite. Ai pason në këtë detyrë Viron Bezhanin i cili u shkarkua para pak kohësh.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe disa federata të tjera nuk morën pjesë në votim. FSHF kishte kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve në prag të ditës së zgjedhjeve parlamentare.

Kreu i FSHF, Armando Duka kishte kërkuar shtyrjen e ditës së zgjedhjeve, gjë që nuk u pranuar nga KOKSH.

Kandidaturën e Yllit e ka kundërshtuar dhe LSI përmes kandidatit të saj për deputet, Viron Bezhani, i cili akuzoi KOKSH se po përjashton nga gara 23 federata për të mundësuar zgjedhjen e Yllit president.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>