
Asnjë prej 17 mjekëve dhe infermierëve të spitalit të Fierit nuk ka rezuluar i prekur nga koronavirusi.
Përgjigjia e analizave për stafin mjekësor doli mëngjesin e sotëm.
Ata dyshonin se mund të ishin infektuar pasi kanë pasur kontakt me një 61- vjeçare të infektuar, e cila kishte fshehur udhëtimin e saj në Itali.
Pacientja ishte kthyer nga Italia më 6 mars dhe ishte shtruar në spital më 12 mars për tu kuruar për pneumoni. Ajo nuk i ka tregur mjekëve historinë e saj të udhëtimit.
Deri tani numri i stafit mjekësor të prekur nga koronavirusi është nëntë, tetë prej të cilëve në Sanatorium janë infektuar nga i njëjti pacient. Ndërsa mjeku tjetër është i spitalit të Durrësit.