
30 familje në një lagje të Fierit kanë prej tre ditësh pa ujë të pijshëm. Banorët pohojnë për median se ujësjellësi në zonën e tyre është vënë në dijeni por nuk ka asnjë përgjigje.
“Kemi tre ditë pa ujë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Tani na erdhu uji i kuq. I njoftuam dhe erdhën na panë sahatet, por jo për të rregulluar ujin. Këto ditë kam blerë bidona me ujë për të dalë në banjo.”
Banorët u shprehën se mungesa e ujit në një kohë të tillë pandemie vështirëson gjithçka, pasi është i domosdoshëm për kushtet higjeno-sanitare.