
FIFA dënoi Meksikën të luaj dy ndeshje zyrtare pa spektatorë pasi tifozat e saj ofenduan në mënyrë të vazhdueshme komunitetin LGBT. FIFA tha se ka filluar hetimet për incidentet në ndeshjen miqësore të Meksikës kundër Islandës në Texas.
Komiteti disiplinor i FIFA-s nuk specifikoi se cilat skuadra ose lojëra do të preken nga ndëshkimi.
Lojërat e ardhshme zyrtare që do të luhen në Meksikë janë kualifikimet e Kupës së Botës 2022, në 2 shtator dhe 7 tetor.
Qeveria gjobiti gjithashtu Federatën e Futbollit Meksikan (FMF) me 65,000 dollarë për sjelljen e tifozëve në dy ndeshje e turneut kualifikues olimpik për meshkuj.
Zyrtarët meksikanë u përpoqën t’i ndalonin këto sjelljen pas kritikave në rritje, por ata kanë dështuar, sipas Washington Post.