FIFA nis hetimet për sjelljet raciste në ndeshjen Hungari – Angli

Nga Exit News
FIFA nis hetimet për sjelljet raciste në ndeshjen Hungari – Angli

FIFA ka nisur hetimet për thirrjet raciste ndaj futbollistëve të Anglisë mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Ferenc Pushkash” të Budapestit gjatë ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës.

Ndaj Raheem Sterling dhe Jude Bellingham pati kore raciste. Anglia i dënoi thirrjet si “plotësisht të papranueshme”.

Kryeministri Boris Johnson i ka kërkuar FIFA -s “të ndërmarrë veprime të forta kundër atyre që janë përgjegjës për të siguruar që kjo lloj sjelljeje e turpshme të çrrënjoset përgjithmonë nga loja”.

Të premten, Johnson shkroi në Twitter: “është krejtësisht e papranueshme që lojtarët e Anglisë vuajtën abuzim racist në Hungari mbrëmë.”

Organi drejtues botëror i futbollit, FIFA, tha se “do të ndërmarrë veprime adekuate” sapo të marrë raporte nga zyrtarët e ndeshjeve dhe delegatët që ishin në stadium.

UEFA kishte dënuar Hungarinë të luante tre ndeshje në shtëpi pa tifozë për shkak të sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve gjatë Euro 2020. Megjithatë të enjten tifozët u lejuan në stadium pasi ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës janë nën juridiksionin e FIFA-s.

“FIFA refuzon me forcë çdo formë racizmi dhe dhune dhe ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero ndaj sjelljeve të tilla në futboll,” tha organi drejtues global i lojës në një deklaratë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>