Filadelfia, arrestohen dy persona të armatosur jashtë qendrës së numërimit të votave

Nga Exit News
Filadelfia, arrestohen dy persona të armatosur jashtë qendrës së numërimit të votave

Policia e Filadefias ka arrestuar dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit të votave.

Departamenti i Policisë së Filadelfias arrestoi dy burra të armatosur të cilët dyshohet se ishin të armatosur dhe po drejtoheshin në qendrën e kongreseve të qytetit, ku po numëroheshin fletët e votimit.

Policia u njoftua se dy persona të armatosur po qëndronin jashtë qendrës së numërimit, në një kamion të tipit Hummer.

Pas ndalimit, policia gjeti se asnjë prej tyre nuk kishte leje për armët.

Në makinën e tyre u zbulua dhe një armë tjetër.

Në Filadefia po vazhdon ende numërimi i votave, ku kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh të thellë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>