
Komisioni i ri i Zgjedhjeve ka nisur, të hënën, punën për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi, gjatë mbledhjes së parë, theksoi se duhet bashkëpunim mes tre trupave të KQZ-së për të përmbushur të gjitha detyrat për zgjedhje të lira e të besueshme.
“Besoj se bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet këtyre tre strukturave i përcaktuar në Kodin Zgjedhor të jetë në eficencë të plotë në mënyrë që koha e shkurtër e përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve të tejkalohet me vullnet të shtuar prej secilit prej nesh,” deklaroi ai.
Në lidhje me identifikimin biometrik dhe përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e prillit, KQZ-ja e re pritet të ngrejë një grup pune të posaçëm së shpejti.
Përbërja e KQZ-së së re është si më poshtë:
Ilirjan Celibashi – Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve
Lealba Pelingu – Nënkomisionere Shtetëror e Zgjedhjeve
Komisioni rregullator i zgjedhjeve
- Ilirjana Nano
- Dritan Çaka
- Arens Çela
- Muharrem Çakaj
- Helga Vukaj
Komisioni i ankimimeve dhe sanksioneve
- Ilirjan Rusmali
- Elvin Lako
- Koli Bele
- Elvis Çefa
- Ledio Braho