Filmi i pazakontë ‘Titane’ triumfon në Festivalin e Filmit në Kanë

Nga Exit News
Filmi i pazakontë ‘Titane’ triumfon në Festivalin e Filmit në Kanë

Filmi i pazakontë “Titane” ka fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit të Kanës

Regjisorja Julie Ducournau është gruaja e dytë që ka marrë këtë çmim dhe e para që e fiton atë e vetme.

Filmi, i cili është i dyti i Ducournau, tregon historinë e një vrasëseje të re që kryen marrëdhënie seksuale me makina pasi i mbijetoi një aksidenti në fëmijëri.

Presidenti i jurisë ishte regjisori Spike Lee, i cili në fillim të ceremonisë zbuloi gabimisht edhe fituesin.

Kritikët ishin të ndarë sa i përket filmit Titane, i cili është përshkruar si një nga më tronditësit e shfaqur ndonjëherë në festival.

Festivali i Filmit në Kanës ishte i pari që u zhvillua i plotë që nga fillimi i pandemisë. Festivali i vitit të kaluar u anulua.

Çmimi i dytë më prestigjioz i festivalit, Grand Prix, u nda midis filmit A Hero të regjisorit iranian Asghar Farhadi dhe Compartment No 6, drejtuar nga Juho Kuosmanen.

Leos Carax fitoi çmimin për regjinë më të mirë për muzikalin Annette, në të cilin luajnë Adam Driver dhe Marion Cotillard.

Aktorja norvegjeze Renate Reinsve u emërua Aktorja më e mirë për rolin e saj në The Worst Person In The World.

Aktori Caleb Landry Jones mori çmimin kryesor të aktrimit për meshkuj për rolin e tij në filmin Nitram.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>