Të dielën në mbrëmje luhet ndeshja përmbyllëse e Kampionatit Evropian, ku do të përballen në stadiumin Wembley të Londrës skuadrat kombëtare të Anglisë dhe Italisë.
Kampionati pa skualifikimin e kampionëve në fuqi Portugalisë, kampionëve të botës Francën, si dhe Gjermaninë tre herë fituese.
Skuadrat janë takuar dy herë më parë për Kupën UEFA, në korrik të 1980 dhe korrik të 2012. Të dyja ndeshjet janë fituar nga Italia, e para me rezultat 1 me 0 dhe e dyra 4-2 me penalti.
Por, ndeshjet e skuadrave të Anglisë dhe Italisë kanë një historik të gjatë. Ekipet e dy vendeve u takuan për herë të parë në maj të 1933 në Stadiumin Kombëtar të Partisë Fashiste në Romë.
Loja përfundoi 1-1, kur Cliff Bastin i kampionit anglez Arsenal barazoi një gol të mëparshëm të nga Giovanni Ferrarit të kampionëve italianë të Juventusit.
Skuadrat e dy vendeve janë ndeshur 27 herë më parë, prej të cilave 16 ndeshje miqësore, 2 ndeshje të Kampionatit Evropian, 6 herë në Kupën e Botës Fifa e disa turne më të vogla evropiane.
11 ndeshje janë fituar nga Italia, ndërkohë që Britania ka fituar 8 prej tyre dhe 8 të tjerat kanë rezultuar në barazim.
Më poshtë disa fakte interesante mbi skuadrat garuese:
- Italia ka humbur dy herë në finale që kur triumfoi në Romë në 1968, ndërsa Anglia kaloi në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian për herë të parë pas katër dështimeve.
- Të dy palët kishin nevojë për kohë shtesë për të fituar gjysmëfinalet e UEFA EURO 2020, të cilat u luajtën gjithashtu në Ëembley. Italia përfundimisht fitoi me Spanjën në penallti pas një barazimi 1-1, ndërsa Anglia mundi Danimarkën 2-1 pas kohës shtesë.
- Vetëm tre skuadra kanë fituar Kampionatin Evropian të UEFA-s në shtëpinë e tyre: Spanja (1964), Italia (1968) dhe Franca (1984). Portugalia (2004) dhe Franca (2016) humbën ndeshjet finale të luajtura në shtëpi.
- Ky Kampionat Evropian shënon turneun e dhjetë ku Italia dhe Anglia kualifikohen, por ndërsa e para e ka fituar një herë në vitin 1968, e dyta kualifikohet për herë të parë në finale.