Finlandë, dorëhiqet qeveria, dështoi të ndryshonte sistemin e kujdesit shëndetësor

Finlandë, dorëhiqet qeveria, dështoi të ndryshonte sistemin e kujdesit shëndetësor

Qeveria e Finlandës, e kryesuar nga kryeministri Juha Sipila, dha dorëheqjen një ditë më parë pasi dështoi të miratonte ndryshimin e kuadrit ligjor për kujdesin social dhe shëndetësor.

“E marr unë përgjegjësinë për dështimin. Ka qenë një zhgënjim i madh për mua”, u shpreh kryeministri Sipila në një konferencë për shtyp. Sipas tij, rishikimi dhe ndryshimi i programit të kujdesit social dhe shëndetësor “ka qenë një prej projekteve më të rëndësishme të qeverisë.”

Presidenti finlandez Sauli Niinisto pranoi dorëheqjen e Zotit Sipila, i cili erdhi në pushtet në maj 2015. Dorëheqja e qeverisë vjen vetëm pak javë para zgjedhjeve të përgjithshme në Finlandë, të cilat do të mbahen më 14 prill 2019.

Ndryshimet në kuadrin ligjor të kujdesit shëndetësor dhe social synonin t’i përgjigjeshin nevojave të shoqërisë në plakje të Finlandës, duke përmirësuar efikasitetin dhe duke ulur shpenzimet publike me 3 miliardë euro, deri në vitin 2029. Edhe qeveri të tjera më parë u përpoqën, por nuk arritën të bënin ndryshime të rëndësishme në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe social.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>