Fituesi i Eurovision mohon të ketë marrë drogë gjatë shfaqjes

Nga Exit News
Fituesi i Eurovision mohon të ketë marrë drogë gjatë shfaqjes

Këngëtari kryesor i grupit italian që fitoi në Eurovisionin ka mohuar se ka marrë drogë, pas spekulimeve në internet mbi disa pamje që e tregojnë atë duke ulur kokën në tavolinë.

Damiano David i Maneskin hodhi poshtë idenë se ai kishte marrë kokainë.

“Unë nuk përdor drogë. Ju lutem, djema mos e thoni me të vërtetë. Jo kokainës”, tha ai në një konferencë shtypi.

Maneskin fituan Eurovisionin me këngën “Zitti e Buoni” duke përfaqësuar Italinë.

Spekulimet në rrjetet sociale nisën pasi këngëtari shfaqej në një moment gjatë shfaqjes duke përkulur kokën në tavolinë në mënyrë të dyshimtë.

Kur u pyet gjatë një konferencë për shtyp pas fitores, David tha se ai kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

Grupi gjithashtu reagoi në Instagram, duke thënë se ata ishin të tronditur dhe nuk e tolerojnë përdorimin e drogës:

“Ne me të vërtetë jemi KUNDR drogës dhe kurrë nuk kemi përdorur kokainë. Ne jemi gati të testohemi, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur.”, thuhet në postimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>