Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shpjegoi sot para deputetëve përkufizimin e fjalëve ‘dhunë’, ‘barbari’ dhe ‘gjendje e kulturuar’.
Duke folur për praninë e policisë tek Teatri Kombëtar në 17 maj, Lleshaj i shpjegoi deputetëve nocionin ‘dhunë’ sipas ligjit për policinë dhe theksoi se policia u detyrua me forcë që të ndërhynte me dhunë tek protestuesit dhe u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj:
“Dhuna është forcë e ushtruar. Dhuna është ana kinetike e forcës.
Policia u detyrua me forcë dhe u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj. Ashtu si nga persona me forcë u detyrua të thyente kordonin.
Barbaria është ajo gjendje kur njerëzit nuk e njohin ligjin. Kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve dhe ligji nuk ekzistojnë
Gjendja e kulturuar është kur njerëzit heqin dorë nga vetëgjyqësia dhe ua kalojnë gjykatave.”