Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, është takuar me disa familje në gjendje të vështirë në Laknas, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit me banor të zonës .
Banorët u ankuan se iu është prerë ndihma ekonomike, ndonëse janë 9 veta dhe të papunë.
Gjithashtu, ata thanë se janë të paaftë të blejnë ilace për familjarët e sëmurë muaj për muaj.
Një tjetër familje me 12 banorë ndau vështirësitë për të mbijetuar pa ndihmë ekonomike, të paktën për fëmijët që shkojnë në shkollë.
Noka i siguroi banorët se qeveria e re, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë, por do të dyfishojë ndihmën ekonomike.
“Shteti e ka për detyrë të kujdeset për qytetarët e tij, jo t’ju lerë pa bukë. Ju sot jeni pa punë, pa rrogë, pa ndihmë ekonomike. Duhet një qeveri që të mendojë për ju!” – përfundoi Noka.