Floriana Garo: Thuaj jo Ramës

Nga Exit News
Floriana Garo: Thuaj jo Ramës

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo u shpreh se qytetarët do të votojnë Bashën dhe PD-në “për ti sjellë shpresë Shqipërisë”.

“Lulzim Basha, i cili hartoi plane konkrete të detajuara me një ekip ndërkombëtar ekspertësh, do të sigurojë që çdo familje në Shqipëri të mund të jetojë një jetë të denjë”, tha Garo në një deklaratë për shtyp, nga selia e PD-së.

Garo shprehu bindjen se “më 25 prill, të gjithë ne do të votojmë për Bashën dhe Partinë Demokratike, për t’i sjellë shpresë Shqipërisë”

Ajo i paralajmëroi qytetarët se “dështimi po troket në derë për herë të tretë. Ne nuk duhet t’ia hapim derën. Thuajini jo Ramës! Shqipëria duhet të ecë përpara”.

 

“Shqipëria kërkon ndryshim. Ndryshmi nis duke garantuar të ardhurat tuaja, prandaj duhet rritur paga minimale. Në 8 vite më Ramën, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë”, shtoi Garo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>