Floriana Garo, PD: Lulzim Basha do të bëj ndryshimin

Nga Exit News
Floriana Garo, PD: Lulzim Basha do të bëj ndryshimin

Partia Demokratike e quajti Kryeministrin Edi Rama si “problemin e Shqipёrisёdhe pa largimin e tij – nuk mund tё ketё ndryshim”.

“Lulzim Basha mund ta bёj kёtё ndryshim. Lulzim Basha do tё punojё ditё e natё pёr ju. Tё ndryshojё Shqipёrinё .Tё ndryshojё jetёt tuaja”, u shpreh zëdhënësja e PD-së Floriana Garo.

Në deklaratën për shtyp, Garo u shpreh se “lista e PD ёshtё lista e ndryshimit. E shpresёs. E njerёzve qё erdhёn tё punojnё pёr ju”.

“Rama mund dhe do tё na godasё ditё e natё, ai ёshtё nё panik. Kur nuk ke çfarё ti ofrosh publikut shqiptar, kjo ёshtё ajo qё mund tё bёsh”, përfundoi deklarata e PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>