Uragani Irma vazhdon të shkatërrojë shtetin e Floridas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me erëra të furishme dhe reshje shiu të pandërprera.
Deri më tani janë raportuar 3 vdekje si pasojë e uraganit.
Më shumë se 4,3 milionë njerëz në Florida kanë mbetur pa energji elektrike. Rreth 80 për qind e shtyllave të tensionit në qytetin e Majamit janë rrëzuar. Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme duket se uragani është treguar “i mëshirshëm” me Majamin, krahasuar me qytetet e tjera.
Presidenti Trump ka miratuar ndihma të jashtëzakonshem federale për Floridën duke e përshkruar studinë si një “përbindësh të madh”.
Si fillim fondet do të shkojnë në kujdesin për viktimat, për të pastruar mbeturinat, për të rikthyer energjinë elektrike dhe për të riparuar dëmtimet në shtëpitë dhe bizneset.
Detyra e parë e shërbimeve emergjente do të jetë kontrolli i kushteve të 42 urave që lidhin ishujt për të bërë të mundur transportin e njerëzsve apo dhe ndihmave.
Në orët e fundit, uragani Irma e ka humbur fuqinë e tij po vazhdon ende të lëvizë në very-perëndim drejt qyteteve të tjera të Floridës.