Rreth se 3 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri këtë të enjte.
Mediat raportojnë se nga Qafë Thana kanë hyrë 2129 qytetarë ndërsa nga Kapshtica 498. Fluksi kryesisht ka ardhur për shkak të festave të fundvitit.
Qeveria të hënën njoftoi masat e reja të cilat synojnë të parandalojnë përhapjen e vrusit.Masat përfshijnë ndalim qarkullimin prej orës 20:30.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve të festojnë në familje dhe të shmangin grumbullimet.
Për të shmangur grumbullimet dhe shkeljen e rregullave të tjera, policia e shtetit njoftoi të enjten masat e reja.