
Juglindja e vendit ka qenë këtë fundvit një nga vendet më të vizituara për të kaluar ditët e festave dhe kjo ka sjellë fluks automjetesh në akset rrugore.
Mëngjesin e të dielës ka pasur radhë të gjata automjetesh në aksin Boboshticë-Dardhë.
Mbi 100 automjete kanë bllokuar përkohësisht rrugën në pritje për të arritur në fshatin turistik raporton Report TV. Është dashur ndëryrja e policisë për të organizuar kalimin e mjeteve.
Në datën 2 janar në Kapshticë kanë hyrë 86 qytetarë dhe 31 mjete. Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas.