FMN në Tiranë, Guvernatori Sejko në ekspozitën e Kryeministrit në Hong Kong

FMN në Tiranë, Guvernatori Sejko në ekspozitën e Kryeministrit në Hong Kong

Dje, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka nisur misionin e rradhës në Tiranë.

Sipas traditës, dy takimet e para të misionit zhvillohen me Ministrin  e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë. Takimi me Ministrin Cani është zhvilluar dje paradite, ndërsa për të takuar Guvernatorin, misionit do i duhet të presë.

Guvernatori Sejko po shoqëron Kryeministrin  Rama në hapjen e ekspozitës me skica në Hong Kong. Guvernatori ka marrë pjesë  dhe në një takim mes qeveritarëve tanë dhe biznesmenëve kinezë, takim që nuk  ngjalli interes për komunitetin e biznesit të Hong Kongut.

Udhëtimi për në Hong Kong i Guvernatorit Sejko duket pak i justifikuar. Veç shoqërimit të Kryeministrit, ai nuk zhvilloi asnjë takim tjetër edhe pse Hong Kongu është një ndër 3-4 qendrat më të rëndësishme të botës.

Misioni që FMN po zhvillon në Tiranë këto ditë ka rëndësi të veçantë pasi do të vendosë për dhënien ose jo të këstit prej 26 milionë Eurosh, të cilin FMN nuk e firmosi në korrik, duke mos qenë optimiste për gjendjen financiare të vendit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>