Fondacioni Gjirokastra fitoi Çmimin Evropian për Trashëgiminë, sot, 25 maj, per punën në ruajtjendhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore të Gjirokastrës.
Ai u themelua në vitin 2001 për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e saj. Dhe prej asaj kohe ka zbatuar mbi 50 projekte në Gjirokastër dhe në të gjithë Shqipërinë.
Juria e Europa Nostra theksoi arritjen e lavdërueshme të Fondacionit Gjirokastra:
“Falë angazhimit të përkushtuar, 20-vjeçar të Fondacionit Gjirokastra për të shpëtuar qytetin e tyre nga prishja, ky Qytet i Trashëgimisë Botërore po shpëtohet përmes prezantimit të parimeve dhe modeleve më të mira për ruajtjen dhe trashëgiminë. Kjo punë u ndërmor në një kontekst sfidues shoqëror dhe politik dhe në frymën e praktikave të bazuara në komunitet me një qasje pjesëmarrëse”.
Qyteti i Gjirokastrës ishte në rrezik të madh; puna e këtij Fondacioni ndihmoi për të ndryshuar rrjedhën e qytetit nga kalbja drejt shpëtimit, shtoi juria.
Fondacioni ka npërgatitur dosjen për vlerësimin nga UNESCO të Qendrës Historike të Gjirokastrës, dhe më vonë për Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë, i cili u rendit në vitin 2020.