Organizata shqiptare “Tirona Autoktone” në bashkëpunim me Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës ka shkruar një letër të hapur drejtuar Fondacionit Shqiptaro – Amerikan të Zhvillimit, duke vënë në dyshim vendimin e kësaj të fundit për të dhuruar 10 milionë dollarë për kthimin e Piramidës së Tiranës në një “qendër teknologjie”.
Letra, e dërguar nga Xenita Farka, kërkon të kuptojë se si AADF arriti në vendimin për të dhënë 10 milionë dollarë “për ta kthyer muzeun e ndërtuar për lavdinë e diktatorit të përgjakur të Shqipërisë në një qendër të shkëlqyeshme të teknologjisë”.
Piramida, e cila ndodhet në qendër të qytetit, u hap në 1988 si Muzeu Enver Hoxha, kushtuar trashëgimisë së tij. Struktura u bashkë-projektua nga vajza e tij Pranvera, së bashku me disa arkitektë të tjerë.
Pas rënies së komunizmit, ai u rimodelua si qendër konferencash dhe vend ekspozite. Gjatë Luftës së Kosovës, ajo u përdor si bazë e NATO -s dhe gjithashtu nga organizatat humanitare.
Vitet e fundit, një pjesë e saj përdoret nga Top Channel, ndërsa pjesa tjetër i është dorëzuar rrënimit.
Janë rekomanduar disa projekte për vendin, përfshirë prishjen dhe ndërtimin në vend të tij të ndërtesës së re të parlamentit, shndërrimin e tij në një teatër të operës, dhe në vitin 2018, shndërrimin e tij në një qendër IT për të rinjtë.
Tirona Autoktone iu referua këtij plani si “abuzim i egër që mbështet qeverinë në zbukurimin e krimeve të diktaturës komuniste”.
Shoqata i bën thirrje AADF të pezullojë menjëherë fondet dhe të kushtëzojë këvrimin e tyre me zotimin e qeverisë për të kërkuar faljeje kombëtare për krimet e komunizmit, thirrjen e një komisioni historik mbi të vërtetëndhe kujtesën, për t’u marrë me trashëgiminë traumatike të vendit dhe nisjen e një dialogu kombëtar që lejon qytetarët të thonë fjalën e tyre mbi të ardhmen e Piramidës.
Asnjëherë nuk ka pasur një falje zyrtare për mijëra vrasje dhe vdekje të ndodhura gjatë regjimit. Për më tepër, janë midis 6,000 dhe 7,000 persona që rezultojnë ende të zhdukur dhe nuk ka asnjë memorial kombëtar ose ditë përkujtimi kushtuar viktimave të komunizmit.
Tirona Autoktone dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile kanë argumentuar që vendi nuk duhet të rikualifikohet, pa pranuar krimet që bëri Enver Hoxha.
Ata deklaruan se nëse AADF nuk vepron, rrezikojnë të kthehen në “bashkëpunëtorë me mohimin zyrtar shtetëror të krimeve të komunizmit dhe braktisjen normative të viktimave të persekutimit komunist”.
Letra denoncon Projektin e Piramidës si një shkelje të të drejtave të njeriut dhe një shembull të kushteve që po i detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi..
Ata theksuan se Piramida është në kufirin e zhvillimeve të paligjshme që po ndodhin në qytet.
“Populli shqiptar meriton një shpjegim se si evoluoi ky projekt, si AADF synon të ndreqë një gabim të rëndë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, dhe një plan për një proces të planifikimit urban, që lejon që populli shqiptar të ketë një zë në përcaktimin se si Piramida mund të përdoret për të shëruar plagët e komunizmit, në vend të zbukurimit dhe rehabilitimit të diktatorit të Shqipërisë,” përfundon letra.
AADF nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese nga Exit Neës për koment.