Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të PD-së ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka përdorur për fushatë elektorale helikopterin e ministrisë.
Forcat Ajrore thanë se ministrja Xhaçka e ka përdorur helikopterin “vetëm 4 herë në Shkodër, Dibër e Gjirokastër”, në një vit.
Në një deklaratë për shtyp, Forcat Ajrore sqarojnë se:
“Gjatë muajve të fundit, jo 22 por 338 fluturime në të gjitha qarqet e vendit. Udhëtimet e Xhaçkës në 3 qarqe ku FA ka strukturat e saj rajonale te mbrojtjes civile. Përdorimi i mjeteve ajrore, e drejtë ligjore e Ministrit të Mbrojtjes”.
Gjithashtu, Forcat Ajrore thanë se “zëri buxhetor për fluturime i shpenzuar vetëm 22% e buxhetit vjetor për fluturimet stervitore. Nuk ka shpërndorim fondesh, mjetesh e njerëzisht”.