![bedec d e f bcbbcc Formula e shpërndarjes së mandateve favorizon partitë e mëdha](https://exit.al/wp-content/uploads/2021/03/b0ed16ec-d452-407e-8f37-b4c8bbc72c68.jpg)
Formula aktuale e shpërndarjes së mandateve do të favorizojë partitë e mëdha, në zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh Blendi Ceka në emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews.
Ai sqaroi se “partitë e vogla nëse nuk arrijnë të marrin mandate, votat e tyre praktikisht digjen dhe pesha e partive të mëdha rritet”.
Në këtë mënyrë votat e djegura të partive të vogla forcojnë partinë e parë në qark.
“Kandidatët e pavarur do të funksionojnë si partitë e vogla”, u shpreh Ceka.
Gjithashtu, Ceka sqaroi se nëse do të rritet pjesmarrja në zgjedhje, atëherë “PS si përqindje bie”.
Ndërsa listat e hapura, të miratuara në korrik 2020, “mund të rrisin pjesëmarrjen, por në vend që të ketë efekt zgjerimi mund të kthehet në garë brenda vetes”, sipas Cekës.