Franca dhe Britania përplasen për peshkimin në ishullin Jersey

Nga Exit News
Franca dhe Britania përplasen për peshkimin në ishullin Jersey

2 anije ushtarake britanike kanë mbërritur në brigjet e ishullit Jersey, midis Britanisë dhe Francës, për monitorimin e protestës së 60 anijeve francize të peshkimit, raporton BBC, të enjten.

Qeveria britanike tha se anijet ushtarake të armatosura po monitorojnë situatën në brigjet e tyre. Gjithashtu edhe Franca ka dërguar dy anije ushtarake për monitorimin e situatës.

Franca dhe Britania po përplasen javët e fundit për të drejtat e peshkimit, shkaktuar nga dalja e kësaj të fundit nga BE-ja. Konflikti u përshkallëzua të enjten pas vendimit të Britanisë për të lëshuar leje të reja peshkimi në ishullin Jersey. Lejet e reja kufizojnë numrin e ditëve të lejuara për peshkimin në ujërat e përbashkëta.

Franca ka kërcënuar se do të ndërpres furnizimin me energji të ishullit nëse kufizimet nuk hiqen. Një zyrtar francez shpjegoi se vendosja e anijeve franceze “flet për shqetësimin dhe zhgënjimin tonë dhe është një thirrje, të cilën gjithashtu do ta shprehim, për zbatimin korrekt të marrëveshjeve”.

Ndërkohë, autoritetet e Jersey-t deklarojnë se kufizimet e reja janë në përputhje me marrëveshjet tregtare pas Brexit. Ata shtojnë se po të enjten do të takohen me përfaqësues të protestuesve për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>