Qeveria franceze vendosi t’i jap fund testimit falas për turistët e huaj që vizitojnë Francën, pasi e njëjta lehtësi nuk u ofrohet turistëve francëz nga vendet e tjera.
Sipas një raportimi nga The Guardian, për qeverinë bëhëj fjalë përe “çështje reciprociteti, pasi testet duhet të paguhen nga turistët francezë në shumicën e vendeve”. .
Presidenti francez Emmanuel Macron mbajti të mërkurën një takim të komitetit të urgjencës shëndetësore dhe të mbrojtjes për të shqyrtuar rastet në rritje të variantit Delta të Covid-19.
Ajo gjithashtu duhet të vendosë nëse do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë e ato të administratës.
Franca ka hequr kufizimet kundër Covid në nivel kombëtar dhe detyrimin e mbajtjes së maskës në ambiente të jashtme. Por ende zbatohen kufizimet lokale, në zonat që kanë regjistruar shifra të larta të infektimeve me variantin Delta.