Franca ka ndaluar përdorimin e hidroksiklorinës si trajtim për të infektuarit me koronovirus.
Ministria franceze e Shëndetësisë miratoi të mërkurën, 27 maj, një dekret që ndalon mjekët, si në klinikat e tyre, ashtu dhe në spitale, të japin hidroksiklorinën për pacientët me COVID-19.
Ky vendim u mor pas bërjes publike të studimit të revistës mjekësore Lancet, në 22 maj, që hidhte dyshime mbi përmirësimit që patën të infektuarit e trajtuar me hidroksiklorinën.
Sipas studimit të pacientëve në disa spitale në vende të ndryshme, hidroksiklorina dhe një ilaç tjetër, klorina, mund të japin efekte të mundshme anësore, sidomos aritmi të zemrës.
Hidroksiklorina përdoret normalisht për të trajtuar artritin, ndërsa klorina për të trajtuar malarien.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetit njoftoi më 25 maj se ka ndaluar përdorimin e hidroksiklorinës në testimet që po bën.