
Qytetarët shqiptarë që lejohen të udhëtojnë drejtë Francës, nuk janë të detyruar të kenë me vete test Covid apo sereologjik për tu futur në Francë.
Ambasada e Shqipërisë në Francë ka lajmëruar dhe se udhëtarët me linja direkte nga Shqipëria drejt Francës, nuk kanë detyrim të izolohen në rast se nuk shfaqin asnjë shenjë që mund të gjykohet si e dyshimtë nga autoritetet e kufirit në Francë.
Por për ata që udhëtojnë nga Serbia apo Turqia mund të kërkohet test jo më i vjetër se 72 orë, ose mund ta bëjnë testin në aeroportet e Francës, me shpenzimet e tyre.
Aktualisht në Francë mund të hyjnë vetëm ata shqiptarë që kanë një vizë afatgjatë të tipit D ose një leje qëndrimi të vlefshme franceze apo të një vendi tjetër të BE-së.