Franca raportoi të dielën 70 viktima nga Covid-29, numrin më të ulët të vdekjeve në 7 muajt e fundit, sipas mediave lokale.
Edhe mesatarja javore e rasteve të reja ra nën nivelin e 13 000 rasteve, për herë të parë që nga viti i shkuar.
Në mes të prillit, mesatarja javore e infektimeve ishte në kulmin e saj me 42 ooo të infektuar.
Në maj numrat filluan të bien, duke bërë që vendi të lehtësojë kufizimet në maj, ndërkohë që shpreson të jetë gati për të hapur sezonin veror në qershor.
Programi i vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta, me 34.5 % të popullsisë së përgjithshme që kanë marrë të paktën një dozë dhe 14.5 % plotësisht të vaksinuar.