![Screenshot at AM Francë, gjykata dënon qeverinë për shkelje të marrrëveshjes për ndryshimet klimaterike](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/08/Screenshot-2020-08-22-at-10.17.08-AM.png)
Një gjykatë administrative në Paris ka dënuar qeverinë franceze për neglizhim të detyrimeve ndaj marrëveshjes për ndryshimet klimaterike.
Gjykata argumetoi se qeveria nuk kishte reduktuar çlirimin e gazrave të dëmshme duke dëmtuar kështu mjedisin.
Çështja u ngrit në 2018 nga disa organizata për mbrojtjen e mjedisit dhe u mbështet nga 2 milionë qytetarë.
Organizatat argumentuan se qeveria franceze kishte dështuar të mbronte mjedisin dhe i kërkuan gjykatës të detyronte atë të merret masa për respektimin e marrëveshjes.
Kjo është hera e parë, që një gjykatë franceze dënon qeverinë mbi politikat për mbrojtjen e mjedisit.