Francë, protestuesit fitojnë, qeveria tërhiqet nga rritja e taksave

Francë, protestuesit fitojnë, qeveria tërhiqet nga rritja e taksave

Pas më shumë se 20 ditësh protesta të qytetarëve francezë, qeveria e Francës duket se do të tërhiqet nga rritja e taksës  së karburanteve. Media të ndryshme franceze kanë njoftuar sot se kryeministri Édouard Philippe do të mbledhë ministrat e tij për të pezulluar vendimin për rritjen e taksës. Kryeministri pritet të marrë dhe masa të tjera për t’i dhënë fund demostratave të qytetarëve që tashmë kanë marrë natyrë anti-qeveritare.

Tre javë më parë, qeveria njoftoi rritjen e taksës së karburanteve, e planifikuar të hynte në fuqi më 1 janar. Qytetarët francezë filluan të protestonin fillimisht kundër kësaj rritje, por më pas protestat dhe demostratat e tyre morën natyrë antiqeveritare duke kundërshtuar shumë nga vendimet e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Philippe. Protestuesit francezë, të cilët në shenjë unanimiteti veshën jelekë të verdhë, filluan të kritikonin qeverinë se po ndërmerr shumë politika që bëjnë më të vështirë jetën për qytetarët me të ardhura të ulëta. Tani qytetarët kërkojnë dhe rritje të pagës minimale, si dhe rikthimin e taksave më të larta për të pasurit, taksa të cilat u hoqën një vit më parë.

Fillimisht presidenti Macron, i vendosur për të mos hequ dorë nga rritja e taksës, u tregua indiferent ndaj protestuesve, por këmbëngulja e këtyrë të fundit dhe përshkallëzimi i protestave nga paqësore në të dhunshme, bëri që Macron dhe Philippe të tërhiqen.

Protestat në fillim ishin paqësore, por shumë shpejt u përshkallëzuan dhe u ashpërsuan, duke shkaktuar viktima, qindra të arrestuar, rrugë, dyqane e shtëpi të shkatërruara. Të paktën tre persona kanë humbur jetën, më shumë se 260 janë plagosur, mes tyre dhe 23 policë, dhe 412 protestues janë arrestuar.

Francezët nuk kanë kursyer pa shkatërruar as lagjet historike të Parisit si “Harkut të Triumfit” apo bulevardit “Champs Elysees”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>