Një prift u vra dhe disa qytetarë u plagosën nga sulmi i dy personave të armatosur në një kishë afër Rouen, në veri të Francës, paraditen e sotme.
Sulmuesit morën peng priftin, dy murgesha dhe disa besimtarë që ndodheshin në kishë. Policia arriti të vrasë të dy sulmuesit përpara se ata të shkaktonit viktima të tjera.
Sipas mediave franceze, njëri prej sulmuesve vrau priftin duke ja prerë kokën me thikë.
Ende nuk dihet asgjë për identitetin e sulmuesve dhe nëse akti ka lidhje me Shtetin Islamik ISIS.