Francesco Beccheti, ndaj të cilit Prokuroria shqiptare kishte lëshuar urdhër ndërkombetar arresti, është ndaluar nga policia në Londër.
Biznesmeni Beccheti akuzohet nga Prokuroria për evazion fiskal, mashtrim dhe pastrim parash me anë të bizneseve të tij në Shqipëri. Gjykata angleze e ka lënë të lirë Becchetin, me kushtin e kthimit vullnetar në Shqipëri brenda 15 ditësh. Në të kundërt, ai do të ekstradohet në Shqipëri nga autoritetet britanike.