Sipas gazetës “La Republika”, ekziston një mundësi e rikthimit të skafeve për trafikimin e qënieve njerzore midis Shqipërisë dhe Italisë.
Në gazetë thuhet se gjatë samitit të Bashkimit Evropian, zhvilluar për gjetjen e zgjidhjeve për krizën e emigrantëve me të cilën Evropa po përballet, u diskutua dhe për rrezikun e rinisjes së trafikimit të qënieve njerëzore midis Shqipërisë dhe Italisë. Rrezik ky i mundshem në rast se kufinjtë e tjerë të vendeve ballkanike do të mbylleshin apo do të kishin kontrolle më të forta për emigrantët.
Për këtë arsye, u vendos nga ana e lidërve të pranishëm në samit, përforcimi me funksionar të Frontex i kontrollit kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë, për të regjistruar dhe mbajtur nën kontroll numrin e emigrantëve që mund të hyjnë në Shqipëri.
Aksion ky i nevojshëm, sipas gazetës, për të ruajtur stabilitetin e Shqipërisë dhe moskthimin mbrapa në kohë, kur ajo ishte e zhytur në kaos pas rënies së komunizmit.