Frontex pezullon aktivitetin në Hungari

Nga Exit News
Frontex pezullon aktivitetin në Hungari

Agjensia kufitare e BE-së (Frontex) ka pezulluar të martën të gjitha operacionet në Hungari.

Kjo masë erdhi pas vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila gjeti shkelje të procedurave të azilit, duke përfshirë dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Frontex ka pezulluar të gjitha aktivitetet e tij operacionale në Hungari.Përpjekjet tona të përbashkëta për të mbrojtur kufijtë e BE-së mund të jenë të suksesshme vetëm nëse bashkëpunimi dhe aktivitetet të jenë plotësisht në përputhje me ligjet e BE-së,” u shpreh një zëdhënës i Frontex.

Ky vendim u përshëndet dhe nga Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

Komiteti i Helsinkit në Hungari (HHC), tha se Hungaria kishte kthyer më shumë se 4.400 migrantë që nga vendimi i gjykatës së BE.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>