Frontex: Rritet me 60% numri i emigrantëve ilegalë që kaluan në BE përmes Ballkanit

Nga Exit News
Frontex: Rritet me 60% numri i emigrantëve ilegalë që kaluan në BE përmes Ballkanit

Numri i emigrantëve ilegalë që kanë hynë në Europë përmes vendeve të Ballkanit është rritur me 60 për qind në periudhën janar-prill 2020, krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Gjatë kësaj periudhe, 6 mijë emigrantë të paligjshëm kanë hyrë në vendet e BE-së vetëm përmes rrugës ballkanike.

një raport për të dhënat e emigracionit, Frontex, misioni i BE-së për ruajtjen e kufijve, shkruan se është ulur numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë kaluar përmes rrugëve të tjera drejt BE-së, si ajo e Greqisë e njohur si rruga e Mesdheut Lindor, apo e Mesdheut Perëndimor përmes Spanjës.

Ndërsa numri i emigrantëve që kanë kaluar përmes vendeve të Ballkanit dhe ajo Mesdheut Qëndror përmes ujrave detarë në Itali janë rritur ndjeshëm.

Numri i përgjithshëm i emigrantëve ilegalë sipas Frontexit në këto 4 muaj, përmes të gjitha rrugëve, ka qënë 26 650, afërsisht e njëjtë me të njëjtën shifër të vitit 2019.

Gjatë muajit prill, për shkak të pandemisë së Covid-19, Frontex shkruan se ka pasur ulje të numrit të emigratëve ilegalë që kanë hyrë në Europë: rreth 900 emigrantë. Ky është numri më i ulët i emigrantëve ilegalë në BE në një muaj që prej vitit 2009.

Krahasuar me marsin, emigrimet ilegale në prill u ulën me 85 për qind. Me normalizimin e situatën pas pandemisë së Covid-19, këto shifra pritet të rriten.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>