FSHF pezullon transmetimin e ndeshjeve në Digitalb, shkak borxhet e papaguara

Nga Exit News
FSHF pezullon transmetimin e ndeshjeve në Digitalb, shkak borxhet e papaguara

Asnjë ndeshje e javës së 29 të Kampionatit Kombëtarë të Futbollit dhe ndeshjet e Kupës së Shqipërisë nuk do të transmetohen në Digitalb.

Federata Shqiptare e Futbollit lajmëron se pezullimi i transmetimit fillon nga ndeshja e ditës së diel, datë 14.06.2020 mes Partizanit dhe Luftëtarit. FSHF sqaron se vendimi u morr si pasojë e mos pagimit të detyrimeve të Digitalbit sipas kontratës së miratuar.

Deri në zgjidhjen e çështjes, ndeshjet do të transmetohet online, pa pagesë në faqen zyrtare të FSHF-së, www.fshf.org

FSHF ka kërkuar pagimin e të gjitha borxheve për rifillimin e transmetimve. Ajo njofton se Digitalb nuk i është përgjigjur propozimit të saj për një plan pagesash me këste për të ulur borxhin e krijuar.

Ky ndalim i transmetimit do të vijojë deri në përmbushjen e detyrimeve kontraktore, njofton FSHF-ja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>