
Futbollisti Lionel Messi mund të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij. Kështu vendosi Gjykata Europiane e Drejtësisë të enjten pas një beteje ligjore nëntë vjeçare të futbollistit.
GjED la në fuqi një vendim të gjykate të zakonshme të vitit 2018, e cila argumentoi se fama e futnollistit Messi e bënte të vështirë që marka e tij të ngatërrohej me markën spanjolle të çiklizmit Massi.
Që prej 2011, Messi është përpjekur të regjistrojë një markë tregtare nën emrin e tij në të gjithë BE-në me një logo që përbëhet nga shkronjat e emrit të tij, ku shkronja M kishte një dizenjo të veçantë.
Kompania Massi apeloi kërkesën e futbollistit në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të BE-së (EUIPO), duke thënë se emrat e markave tregtare do të ishin shumë të ngjashme. EUIPO vendosi në favor të kompanisë spanjolle Massi ndërsa ky vendim u apelua në gjykatë ku e hodhi poshtë. EUIPO dhe Massi apeluan vendimin e 2018 në GJED.