Presidenti Donald Trump dhe kundërshtari i tij demokratik Joe Biden, debatuan fort, dje (29 shtator), për menaxhimin e koronavirusit, shëndetësinë dhe ekonominë, duke kaluar edhe në ofendime personale, sipas Reuters.
Trump sulmoi në mënyrë të vazhdueshme Biden, duke e akuzuar se demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet presidenciale të nentorit, përmes votimit online dhe me mos dënimin e grupeve supermacist të bardhë.
Trump injoroi thirrjet e drejtuesit të debatit për të lënë Biden të flasë. Në një moment, Bideni, pas ndërprerjeve të vazhdueshme të Trumpit tha se “A do ta mbyllësh gojën? Kjo është shumë jopresidenciale.”
Wallance, drejtuesi i emisionit u shpreh se “vendit do t’i bënte më mirë nëse ju të dy do të lejonit njëri-tjetrin të fliste, me më pak ndërprerje. Ndaj ju lutem ta bëni këtë, zotërinj”.
Debati i djeshëm, ishte një mundësi për Trump të fitonte pikë tek elektorati, sepse të gjitha sondazhet e tregojnë humbës. Debatet e tjera janë programuar për në tetor, ndërsa javën tjetër do të përballen dy zëvendëspresidentët, Mike Pence dhe Kamala Harris.