Deputeti Bashkim Fino ka debatuar me Ministren Milena Harito për punësimin e mbështetesve socialistë në administratë, gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Zoti Fino, duke iu drejtuar ministrave, është shprehur: “Kam frikë se drejtorët nuk ju pyesin fare sa u takon punësimeve. Janë ata që bëjnë ligjin atje me punësimet, ndërsa ne zbatojmë konkurset, rregullat dhe tregojmë ligjin e DAP-it. LSI-ja punëson njerëzit e saj, ne merremi me DAP-in dhe proçedurat.”
Ky qëndrim i Zotit Fino shpreh realitetin politik të vendit, ku partitë politike shërbejnë si agjensi punësimi. Me këtë qasje, koalicioni qeverisës PS e LSI është shndërruar në garë se kush punëson më shumë militantë.