Vetëm 39 kandidatë kanë kaluar me sukses testimin e rradhës për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Në një njoftim zyrtar, BKH shkruan se fituesit do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe do t’i nënshtrohen testit poligrafik.
“Komisioni i Përzgjedhjes në datë 19.11.2020, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39.Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn deklaratën e pasurisë.Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit.”