Vetëm 18 kandidatë nga 40 në total janë kualifikuar për të vazhduar garën për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Komisioni i përbërë nga drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë të SPAK, pasi kanë vlerësuar dosjet e 40 kandidatëve nëse i plotësonin apo jo kriteret, kanë përjashtuar nga gara 22 prej tyre.
Ende në garë kanë mbetur:
- Adriatik Ago
- Agim Ismaili
- Aida Veizaj
- Ardian Çipa
- Artan Pjetërnikaj
- Artan Shkëmbi
- Artur Beu
- Atnan Shehu
- Blerina Bajollari
- Eduart Merkaj
- Endrit Hoxha
- Ervin Hodaj
- Gentian Hilla
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Lindita Nushi
- Pëllumb Seferi
- Ylli Pjetërnikaj
Byroja Kombëtare e Hetimit është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.
Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë nga Drejtuesi i SPAK dhe dy prokurorë të SPAK që kanë më shumë vite punë eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.
Pritet që periudha e shqyrtimit të gjithë kandidatëve dhe përzgjedhja e drejtuesit e BKH-së të zgjasë rreth 2 muaj.