Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka kualifikuar për të vazhduar garën 8 prej 18 kandidatëve.
Vendimi është marrë pas përfundimit të testeve të aftësive fizike, arsyetimit logjik dhe aftësive për të shkruajtur raporte.
8 kandidatët që vazhdojnë garën janë:
- Aida Veizaj
- Ardian Çipa
- Artur Beu
- Ervin Hodaj
- Gentjan Shehaj
- Lindita Nushi
- Idajet Faskaj
- Ylli Pjetërnikaj
BKH është strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar, pranë SPAK-ut.
Drejtuesi i saj do të rekomandohet nga një komision i përbërë prej Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe dy prokurorë të tjere që kanë më shumë vite eksperiencë. Më pas, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organi që e emëron drejtuesin e BKH-së. Drejtori emërohet për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë riemërimi një herë.
Pritet që periudha e shqyrtimit të gjithë kandidatëve dhe përzgjedhja e drejtuesit e BKH-së të zgjasë rreth 2 muaj.