Presidenti Trump dhe Joe Biden janë shumë afër me njëri tjetrin për të shpallur fitoren. Numërimi i votave vazhdon në shumë vende kyçe dhe rezultati përfundimtarë mund të kërkojë disa ditë, raportojnë mediat amerikane.
Presidenti Trump deklaroi se do t’i kërkojë Gjykatës së Lartë të ndalojë numërimin e votave të dërguara me postë sepse ato janë të manipuluara.
Ndërsa, kandidati demokrat Joe Biden deklaroi se “ne besojmë se jemi në rrugën e fitores”, pa deklaruar fitore sikurse bëri Trump.
Ai tha se ka ende kohë dhe duhet të pritet të numërohet edhe vota e fundit.
Sipas Associated Press (AP) Trump ka fituar në Florida dhe Texas, dhe parashikohet të marrë edhe Pensilvaninën.
Vendet e sigurta të fituara nga Trump sipas AP janë Ohio, Iowa, Montana, Utah, Idaho, Missouri, Kansas, Louisiana, Nebraska, Dakotën e Veriut dhe të Jugut, Wyoming, Indiana, Arkansas, Tennessee, Oklahoma, Mississippi, Alabama, South Carolina, Kentucky dhe West Virginia.
Ndërsa, AP e shpalli Biden fitues në Arizona, Minnesota, California, shteti i Uashingtonit, Oregon, New Hampshire, Colorado, New York, Uashington DC, New Mexico, Illinois, Maryland, Massachusetts, Connecticut, New Jersey, Rhode Island, Virginia, Vermont, Hawaii, Delaware dhe Maine.
Në garën për Senat kryesojnë republikanët 47 me 45, kurse në Dhomën e Përfaqësuesve kryesojnë demokratët me 180 kundrejt 173.