
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi se 25 prilli është një nga ditët më kritike në historinë e vendit.
Gjatë një deklarate për shtyp, Garo u shpreh se pas 8 vitesh në vend numëro, shqiptarët kanë të drejtë të përcaktojnë fatin e tyre.
“Pas 12 ditësh, do të mbahen zgjedhjet në Shqipëri. Kjo do të jetë një ndër ditët më kritike në historinë e Shqipërisë.
Pas 8 vitesh qëndrim në vendnumero dhe prapambetje nën qeverisjen e Ramës, cdo shqiptari I jepet tashmë një shans për ta ndryshuar fatin dhe të ardhmen e tij.”
Garo tha se shqiptarët do të zgjedhin Lulzim Bashën për të ndryshuar vendin.