Informacionin për kokainën e dha ushtria e Kolumbisë, vlera e drogës rreth 37 milionë dollarë

Informacionin për kokainën e dha ushtria e Kolumbisë, vlera e drogës rreth 37 milionë dollarë

Kapja e 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit u realizua nga bashkëpunimi i Forcave Ushtarake Detare të Kolumbisë, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare, sipas agjensisë shtetërore meksikane të lajmeve, Notimex, e cila i referohet njoftimit zyrtar të Forcave të Armatosura Kombëtare të Kolumbisë.

Sipas njoftimit të ushtrisë kolumbiane ngarkesa e kokainës i përket organizatës kriminale të armatosur Klani i Gjirit (Clan del Golfo) dhe vlera e saj është rreth 37 milionë dollarë, vlerësuar sipas çmimeve në tregun e zi ndërkombëtar.

Kjo shifër është rreth pesë herë më e ulët se vlera që ka dhënë policia shqiptare, e cila duket se në llogaritjet e saj ka përdorur vlerën që do kishte droga nëse do të perzjehej me substanca të tjera që do e rresnin volumin e saj 3-4 herë

Ky njoftim përgenjështron deklaratat e Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit se operacioni u krye vetëm nga policia shqiptare dhe hetimi doganor pa asnjë bashkëpunim me agjensi apo vende të huaja.

Më poshtë lexoni pikat kryesore të deklaratës së ushtrisë kolumbiane të përcjellë nga Notimex:

Sipas Notimex, rreth 613 kilogramë kokainë janë fshehur në një ngarkesë me banane, e cila u zbulua në portin e Durrësit, nga një operacion i koordinuar ndërmjet Forcave Ushtarake Detare të Kolumbisë, agjencive ndërkombëtare dhe policisë shqiptare.

Droga, e fshehur në dyshemenë e kontenierit, ishte nisur nga Kolumbia në mes të janarit. Ngarkesa ishte mbuluar edhe me një shtresë tjetër mbi të dhe më pas ishte mbushur me banana, në bordin e një mjeti detar, i cili kaloi disa porte në Evropë përpara se të mbërrinte në Durrës.

Informacioni i dhënë nga agjensitë pjesmarrëse i mundësuan policisë shqiptare një plan veprimi për të kontrolluar rrugën e kontenierit, në pronësi të një kompanie shqiptare, nga momenti i zhdoganimit tek mbërritja në magazinën në portin e Durrësit.

Sasia e drogës e konfiskuar i përket klanit kriminel Del Golfo, i cili ka shumë kontakte në shumë porte. Ky aksion i ka hequr këtoj grupi rreth 37 milionë dollarë.

Forca Ushtarake Detare e Kolumbisë falenderon për bashkëpunimin agjencitë e SHBA-ve, dhe të Evropës, të cilat kanë mundësuar kapjen e 7 tonë kokainë vetëm këtë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>