Drejtori i Doganave, Gent Gazheli prezantoi të enjten prioritetet e këtij institucioni gjatë 2021.
Gjatë një takimi me Forumin e Bizneseve, Gazheli se administrate doganore ka bërë maksimunin në mënyrë që të mos vonoheshin ilaçet dhe paisjet mjekësore.
Ai u shpreh se prioritetet për këtë vit janë:
- Krijim i lehtësirave për biznesin dhe qytetarët nëpërmjet ofrimit të shërbimit në kohë dhe me cilësi, duke shmangur vonesat dhe burokracitë e panevojshme
- Menaxhimi i problematikave të biznesit gjatë krizës CoVid19
- Rritje e të ardhurave doganore
Gazheli pohoi se gjatë 2020 është lehtësuar puna e doganave për shkak të aplikimit online ne portalin e-Albania.
“Janë kursyer nga operatorët ekonomike 1856 orë ose e thënë ndryshe 232 ditë pune.”
Ai tha se reformat e ndërmarra në këtë fushë kanë patur një ndikim pozitiv tek lëvizja e lirë e mallrave.