Gazheli tregon prioritetet e doganave në 2021

Nga Exit News
Gazheli tregon prioritetet e doganave në 2021

Drejtori i Doganave, Gent Gazheli prezantoi të enjten prioritetet e këtij institucioni gjatë 2021.

Gjatë një takimi me Forumin e Bizneseve, Gazheli se administrate doganore ka bërë maksimunin në mënyrë që të mos vonoheshin ilaçet dhe paisjet mjekësore.

Ai u shpreh se prioritetet për këtë vit janë:

  • Krijim i lehtësirave për biznesin dhe qytetarët nëpërmjet ofrimit të shërbimit në kohë dhe me cilësi, duke shmangur vonesat dhe burokracitë e panevojshme
  •  Menaxhimi i problematikave të biznesit gjatë krizës CoVid19
  •  Rritje e të ardhurave doganore

Gazheli pohoi se gjatë 2020 është lehtësuar puna e doganave për shkak të aplikimit online ne portalin e-Albania.

“Janë kursyer nga operatorët ekonomike 1856 orë ose e thënë ndryshe 232 ditë pune.”

Ai tha se reformat e ndërmarra në këtë fushë kanë patur një ndikim pozitiv tek lëvizja e lirë e mallrave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>