Burime për “BalkanWeb” kanë bërë të ditur se eksperti Gazmend Koduzi është emëruar Koordinator Kombëtar për Shëndetësinë në PD.
Ky vendim erdhi një ditë pasi PD korrigjoi listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Emri i Koduzit u hoq lista dhe në vend të tij u vendos Dorjan Teliti, duke sjell edhe ngritjen në pozicionim të Gentjan Muçës për qarkun e Tiranës.