Gazmend Shpata, ish-student dhjetori: Ne e bemë sepse e ndjemë, nuk prisnim asgjë

Nga Exit News
Gazmend Shpata, ish-student dhjetori: Ne e bemë sepse e ndjemë, nuk prisnim asgjë

Gazmend Shpata ish-student i dhjetorit, e kujton 8 dhjetorin e 1990, si “një protestë spontane, e paorganizuar, në fillim e ngritur për kushte të jetësës, e më pas më gjërë”. I ftuar në emisioni “Me pak fjalë”, në Euronews ai tregoi se:

“Studentët kërkuan të takoheshim me drejtuesit më të lartë të shtetit atëherë. Atëherë vetëdija u rrit, u bashkuan edhe intelektualë, dhe u rrit vetëdija.

Unë mund të them që kishte trima mes studentëve, që u ngritën dhe dikush i pasoi siç ishte shoku i dhomës, e kështu u bë një ortek. E më pas u bashkuan edhe student të tjerë.

Një vit më parë ne ishim pjesë e paradës së partisë së punës, dhe e rëndë do të ishte nëse dikush do të bojkotonte atë paradë. Por kishte djem e vajza ët guximshëm që bënë atë që ndodhi.

Ne e bemë sepse e ndjemë, ne shprehëm dëshirat për Shqipëri të lirë dhe demokratike. Nuk e bëmë sepse kërkonim ndonjë avantazh.

Ne u kthyem në shkollë në shkurt. Ne mbaruam shkollën dhe punuam nëpër fshatra si mësues të thjeshtë e më pas emigruam.

Pamë prespektivën shumë gri. Unë emigrova në 1996, sepse humba shpresë që ai vend, në atë kohë, kishte forcën për të ecur përpara.

Klasa intelektuale ka ekzistuar atëherë në Shqipëri, por klasat e tjera janë shumë herë më të fuqishme dhe e ndryshmin intelektualët e asaj kohe”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>