Gazment Bardhi emërohet drejtues politik i qarkut të Elbasanit për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.
Bardhi aktualisht mban postin e Sekretarit të Pëgjithshëm të PD-së.
Më parë Bardhi ka qenë ministër teknik i Drejtësisë në qeverinë e vitit 2017, ekspert ligjor i Kuvedit nga viti 2013 deri më 2017 dhe këshilltar i ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi në vitin 2012
Më herët PD vendosi Edi Palokën drejtues politik të qarkut të Durrësit.
Helidon Bushati është emëruar drejtues i demokratëve në Shkodër.
Në Fier u emërua ish-deputeti Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë Bujar Leskaj, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe ish-kryetar i KLSH-së.
Mbeten ende 8 drejtues të tjerë politikë për t’u emëruar.